Një projekt i ri i energjisë së pastër mes Shqipërisë dhe Italisë
Nisur nga grupi italian Marseglia projekti Polo energjise-rajoni Lezhë, parashikon instalimin ne komunen e Shengjinit te nje centrali prej 140 megawat dhe në komunen e Balldrenit ndërtimin e 2 parqeve të erës me një fuqi prodhimi 234 megawat.
Parku i Lezhes bëhet keshtu parku i dytë me energjine e erës në Shqipëri pas atij të Vlorës, ku pervec energjisë elektrike do të ndertohet edhe nje linje nendetese qe do te trasmetoje pjese se energjise se prodhuar drejt Italise.
Marrëveshja parashikon nje investim rreth 1 miliard euro dhe krijimin e kushteve të punës për banorët e rajonit duke dimonstruar edhe një herë rritjen eksponenciale te Shqiperise, nje vend i gatshem per investimet e huaja.
Kryeministri shqipetar Sali Berisha theksoi partneritetin e rendësishem midis Shqipërisë dhe Italisë që në vitet e fundit ka bere te mundur lidhjen e kontratave per nje shume superiore te 3.5 miliard euro, duke kontribuar në rritjen e produktit te brendshëm bruto.
Donato Francesco Bianco