Albania:
Albanese
nascondi la versione albanese
Tirana kryeqyteti që po zhvillohet me hapa të mëdha
Tirana u shpall kryeqytet I shqipërisë më 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës
Që prej asaj kohe ajo ka pasur zhvillim të vazhdueshëm, ku pa dyshim shëmbja e regjimit komunist dhe ardhja e demokracisë bëri që Tirana të shihej si një pikë referimi për të gjitha ata të cilët ëndërronin një jetë më të mirë. Në vitet e para demokracisë sipas institutit të statistikave Tirana regjistronte afro 200 mije banor, pas 90-tës në Tiranë u dyndën një numër mjaft I madh qytatërësh nga të gjithë zonat e shqipërisë.
Ky migrim I brendshëm për vet karakteristikat e demokracisë, ku kushdo mund të zhvendoset kudo ishte I pandalueshëm. Së bashku me shpresën për një jetë më të mirë, migrimi solli edhe problemet e para të strehimit , të ndërtimeve abuzive, pasi një pjesë e mirë e të ardhurëve filluan të ndërtonin shtëpi pa leje nga autoritet përkatëse apo në tokat e vëndasve.
Dyndja përgjatë këtyre viteve ka qënë aq e madhe saqë sot jo vetëm që vija e verdhë e cila përcakton kufinjtë territorial të kryeqytetit shqipëtar është zgjeruar disa herë duke e bërë Tiranën afro 2 fish më të madhe por dhe duke 5-fishuar popullsinë e saj e cila sot mendohet të ketë kaluar kufirin prej 1 milion banorësh.
Problemet që solli ky zgjerim I pakontrolluar sigurisht që sollën dhe pasojat e tyre të cilat në shumë raste mund të themi që kanë qënë të pakorigjueshme. Vitet e fundit I është vënë fre kësaj dyndjeje duke mos lejuar më ndërtime pa leje apo ndërhyrje në rrjetet e kanalizimeve dhe të ujit të pishëm pa marrë më parë lejet përkatëse. Po kështu zgjerimi imponoi dhe hapjen e rrugëve të reja , atyre të rrjeteve të kanalizimit dhe ujësjellësit, linjave telefonike etj.
Tirana është kthyer në një kantier gjigant ndërtimi ku rikonstruksioni apo hapja e një rruge të re, me standarte nga më bashkohoret I konrenspondon një fillim punimesh I ri në një segment urbanistik tjetër. Tashmë prej disa viteve ka nisur hartimi I planit rregullator të kryeqytetit. Ky plan, I cili është përfunduar në disa pjesë të tij dhe bërë publik nga Bashkia e Tiranës, synon krijimin e një Tirane Multicentrike (me shume qëndra) në shërbim te komunitetit dhe duke legalizuar një sër zonash informale.
Plani ne fjale, pritet të publikohet I plotë gjatë muajve të parë të vitit 2009. Pjesë e tij kanë qënë edhe dy nga zonat më të ndjeshme dhe problematike të Tiranës si Liqeni Artificial dhe Qëndra e saj, ku prej kohësh është bllokuar cdo ndërtim apo ndërhyrje për t’i hapur rrugën projektit të ri të krijuar nga një ndër studiot më prestigjoze Franceze 51n4e, e cila synon një qëndër me kulla shumë katëshe dhe qëndra biznesi duke e kthyer në një pikë nga e cila mund të shikohet i gjithë kryeqyteti, sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranës një qëndër e cila bën qytetarin të vendosur në këto kulla zot të qytetit të tij.
Armand Myrto
Tirana la capitale che si sviluppa con grandi passi
di Armand Myrto
Tirana è stata dichiarata la capitale del Albania il 9 febbraio 1920 dal Congresso di Lushnja
Da allora, ha avuto un continuo svilippo, dove senza dubbio la caduta del regime comunista e l’arrivo della democrazia ha fatto sì che Tirana venisse vista come un punto di riferimento da tutti coloro i quali sognavano una vita migliore. Secondo l’istituto delle statistiche, nei primi anni della democrazia, Tirana registrava 200 mila abitanti e dopo gli anni ‘90 nella capitale c’è stato un’afflusso della popolazione da tutte le zone del paese.
Questa migrazione, proprio per le caratteristiche della democrazia dove ognuno si può spostare ovunque era irrefrenabile. Insieme alla speranza di una vita migliore lo spostamento della popolazione verso il centro portò anche i primi problemi di locazione e delle costruzioni abusive, questo perché una buona parte degli emigranti iniziò a costruire case senza il permesso delle autorità competenti o nelle terre degli abitanti di Tirana.
Il sovraffollamento durante questi anni è stato talmente grande che oggi non solo la linea gialla che stabilisce i confini della capitale è stata allargata diverse volte ma anche la sua popolazione si pensa che abbia passato il milione.
I problemi che portò questo affollamento non controllato avevano le loro conseguenze in molti casi irreversibili. Negli ultimi anni è stato bloccato questo sovraffollamento con il richiedere il permesso degli organi competenti per ogni costruzione edilizia o intervento negli acquedotti. L’allargamento ha imposto la costruzione di nuove strade, nuove canalizzazioni idriche e acquedotti , nuove linee telefoniche, etc.
Tirana è stata trasformata in un enorme cantiere edile dove alla ricostruzione di una strada secondo gli standard contemporanei, corrisponde un nuovo inizio di lavori in un nuovo segmento urbanistico e da alcuni anni è iniziato il nuovo piano regolatore della capitale. Il suddetto piano, il quale è completo in diverse parti, è stato fatto noto dal Comune di Tirana e ha come obiettivo creare una Tirana Multicentrica (con molti centri) in servizio della comunità e di legalizzare le zone non idonee.
La completa pubblicazione di questo progetto sarà effettuata nei primi mesi del 2009 parte della quale sono state anche due delle zone più sensibili e problematiche come, il Lago Artificiale e il Centro dove da tempo oramai è stato bloccato ogni tipo di costruzione o intervento. Tutto ciò, proprio per lasciare campo libero al nuovo piano di costruzione creato da uno dei studi francesi più prestigiosi, il 51n4e, obbiettivo della quale è un centro pieno di torri multipiani e centri di buisness, trasformandolo in un punto da dove si può vedere tutta la città. Secondo il Sindaco di Tirana; sarà un centro la quale fa del cittadino stabilito in questi edifici, padrone della sua città.
|
|